Një vetaksident i rëndë trafiku ka ndodhur pasditën e sotme, në segmentin Prishtinë-Podujevë.
Një veturë e tipit “BMW” është vetaksidentuar, duke përfunduar jashtë rrugës.
Kushtet e papërshtatshme atmosferike dhe ato rrugore dyshohet të kenë qenë shkak i aksidentit.
Ende nuk dihet nëse ka të lënduar.