Ukë Rugova reagon për herë të parë pasi u zgjodh deputet

Ukë Rugova reagon për herë të parë pasi u zgjodh deputet
👉 Shiko më shumë 👈

Postim i i plotë i Rugovës:

Falënderoj të gjithë 126,102 votuesit qëndrestarë të vërtetë të LDK-së për besimin që e patën sërish për LDK. I falënderoj që na përkrahën edhe përgjatë fushatës kur ishte mot me mjegull dhe me temperatura të ulta gjithmonë sallat ishin të mbushura me aktivistë e simpatizantë besnikë të LDK-së që ishin aty për të na dhënë mbështetjen e tyre. Tashmë si deputet i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës me besimin e mbështetjen Tuaj jam i nderuar dhe i përulur që do të kem mundësi të ju shërbej me përgjegjësi qytetarëve të Republikës së Kosovës në mënyrë që të fuqizojmë edhe më shumë shtetin dhe institucionet e Kosovës. Me punë dhe angazhim të palodhshëm do të rikthejmë Lidhjen Demokratike të Kosovës prapë si parti fituese ashtu siç e la Presidenti ynë historik Dr. Ibrahim Rugova. Këtë fushatë për fat të mirë gjuha e përdorur nga të gjitha subjektet politike ishte mjaft e matur e tash pasi populli i Kosovës ka folur me 28 dhjetor 2025 është koha që të tregojmë përgjegjësi e pjekuri politike që të angazhohemi për ndërtimin e shpejtë të institucioneve të Republikës sonë. Nuk është koha të merremi me vehten, por tash duhet të veprojmë me përgjegjësi për të tejkaluar sfidat e përditshme me të cilat përballen qytetarët tanë. Me respekt e falënderim të përhershëm ndaj gjithë qytetarëve për besimin e përgjegjësinë e dhënë Do të jam në shërbimin Tuaj me përkushtimin më të madh, Zoti e bekoftë Lidhjen Demokratike të Kosovës! Zoti le të vazhdojë të bekojë Kosovën dhe miqësinë e saj të përhershme me ShBA dhe BE! Ukë Ibrahim Rugova

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈