Tallja me vendimin e Gjykatës: Ndonëse në arrest shtëpiak, kapet duke “shëtitur” në Prishtinë, përfundon në pranga

Tallja me vendimin e Gjykatës: Ndonëse në arrest shtëpiak, kapet duke “shëtitur” në Prishtinë, përfundon në pranga
👉 Shiko më shumë 👈

Një person që ishte nën masën e arrestit shtëpiak është kapur duke lëvizur lirshëm në Prishtinë, duke u trajtuar si rast i moszbatimit të masës së arrestit shtëpiak, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet bëjnë të ditur se mbrëmë rreth orës 23:30, në rrugën “Naser Hajrizi” në Prishtinë, është ndaluar G. P, i cili sipas të dhënave që ka siguruar Sinjali ndodhej nën masë të arrestit shtëpiak.

Pas ndalimit, i dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor, ku është kontaktuar edhe gjykatësi i lëndës, i cili ka udhëzuar që i njëjti të dërgohet në mbajtje, ndërsa sot pritet të dërgohet në seancë, rreth orës 11:00.

I dyshuari është dërguar në Qendrën e Mbajtjes, ku do të qëndrojë deri në vendimin e radhës.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈