Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes për Gazën me ftesë të Trump, Rama: Krenar për vendin tim

Shqipëria pjesë e Bordit të Paqes për Gazën me ftesë të Trump, Rama: Krenar për vendin tim
👉 Shiko më shumë 👈

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama njoftoi sot në 17 janar përmes rrjeteve sociale se Shqipëria është ftuar të bëhet pjesë e Bordit të Paqes për Gazën, një iniciativë ndërkombëtare e ideuar nga presidenti amerikan Donald Trump.

Në postimin e tij, Rama shprehet se ndihet tepër i nderuar nga ftesa personale dhe e konsideron këtë një hap të rëndësishëm për vendin në arenën ndërkombëtare.

Sipas tij, Shqipëria përfaqësohet si anëtar themelues, duke ngjitur një tjetër majë të paimagjinueshme vetëm pak vite më parë, dhe kjo pasqyron edhe rritjen e ndikimit të vendit në arenën ndërkombëtare.

Rama thekson gjithashtu se kjo ftesë është një reflektim i marrëdhënieve të thella të partneritetit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, që janë forcuar ndjeshëm gjatë viteve të fundit.

Ai shprehet se ndihet krenar për transformimin e Shqipërisë dhe për respektin që vendi ka fituar ndërkombëtarisht.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈