Selvije Jao, bashkëshortja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, ka bërë një deklaratë në Instagram, ku ka sqaruar publikisht çështjen e kujdestarisë ndaj djalit të saj, Roelit.
Përmes një postimi në këtë rrjet social, Selvija ka theksuar se ajo është kujdestarja e vetme ligjore e Roelit, duke nënvizuar se, pavarësisht mungesës së babait, ajo si nënë ka prioritet absolut kujdesin për djalin e saj, shkruan Insajderi.
“Edhe pse babai i mungon dhe do t’i mungojë gjithë jetën, unë do të jem pranë tij deri sa të kem forcë dhe jetë,” shprehet ajo, duke treguar përkushtimin e saj si nënë.
Ajo gjithashtu ka theksuar se deklarata e saj vjen për arsye transparence, duke falënderuar çdo person që e ka mbështetur Roelin ndër vite, por njëkohësisht duke bërë të qartë se nuk dëshiron që askush të përfitojë në emër të tij.
Sipas Selvijes, Roeli posedon llogari bankare personale, dhe çdo mbështetje duhet të jetë e qartë dhe e drejtë, pa keqinterpretime apo keqpërdorime. /Gazetax.com