Në ditën e fundit të vitit, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka vizituar Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës.
Ajo është pritur nga zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, si dhe stafi i Shtabit të Përgjithshëm.
Sipas njoftimit të FSK-së, presidentja është informuar për aktivitetet dhe angazhimet që kjo forcë po i realizon në të gjitha fushat e veprimit dhe kapacitetet e saj.
Me këtë rast, Osmani uroi të gjithë pjesëtarët e FSK-së për përkushtimin dhe shërbimin ndaj vendit, duke shprehur urimin që viti 2026 të jetë një vit i sukseseve dhe arritjeve të reja në të gjitha fushat e zhvillimit të FSK-së.