Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje dhe kryeministër në detyrë, Albin Kurti, ka thyer rekordin që vetë e kishte vendosur në zgjedhjet e 9 shkurtit, duke u bërë lideri më i votuar.
Nga numërimi i 96.17% të votave për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Kurti ka siguruar 338,731 vota.
Në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit, ai kishte marrë 337,791 vota, duke thyer rekordin e mëparshëm të presidentes Vjosa Osmani, e cila kishte siguruar 300,756 vota.
Edhe pse rezultati është tashmë i lartë, ende nuk janë numëruar votat e diasporës, ato me kusht dhe votat e personave me nevoja të veçanta.