Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë përbërja e Kuvendit të ri me 120 deputetë.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka numëruar mbi 65% të votave për kandidatët për deputetë.
Rreth 45% e qytetarëve me të drejtë vote morën pjesë në zgjedhje.
Sipas të dhënave paraprake, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ka fituar bindshëm.
Rezultatet preliminare për kandidatët kryesorë:
Lëvizja Vetëvendosje (VV):
Albin Kurti – 231,334 vota
Glauk Konjufca – 180,313 vota
Albulena Haxhiu – 94,655 vota
Hekuran Murati – 93,863 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 84,128 vota
Xhelal Sveçla – 75,188 vota
Hajrulla Çeko – 68,507 vota
Avni Dehari – 62,091 vota
Mimoza Kusari-Lila – 57,088 vota
Ejup Maqedonci – 52,318 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
Bedri Hamza – 106,718 vota
Arian Tahiri – 49,544 vota
Përparim Gruda – 46,244 vota
Uran Ismaili – 36,104 vota
Sala Jashari – 33,751 vota
Vlora Çitaku – 29,736 vota
Arben Mustafa – 25,694 vota
Enver Hoxhaj – 25,085 vota
Rrahman Rama – 19,498 vota
Ganimete Musliu – 18,835 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
Lumir Abdixhiku – 51,036 vota
Hykmete Bajrami – 32,089 vota
Ukë Rugova – 28,239 vota
Avdullah Hoti – 25,032 vota
Doarsa Kica Xhelili – 24,801 vota
Kujtim Shala – 22,595 vota
Anton Quni – 17,816 vota
Armend Zemaj – 16,713 vota
Lutfi Haziri – 14,873 vota
Jehona Lushaku Sadriu – 11,543 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):
Ramush Haradinaj – 27,079 vota
Daut Haradinaj – 16,746 vota
Besnik Tahiri – 16,071 vota
Bekë Berisha – 11,818 vota
Agim Çeku – 10,961 vota
Time Kadrijaj – 10,796 vota
Burim Ramadani – 9,931 vota
Arber Tolaj – 9,762 vota
Lahi Brahimaj – 7,104 vota
Albana Bytyqi – 6,406 vota
Sipas rezultateve preliminare, LVV pritet të ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK me 23, LDK me 15, Lista Serbe me 9 dhe AAK me 6 ulëse.
Personi më i votuar në këto zgjedhje është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit kishte fituar 337,791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300,756 vota).
KQZ njofton se numërimi i votave do të vazhdojë dhe rezultatet finale do të shpallen sapo të përfundojë procesi i plotë i numërimit./gazetax.com
Administrator
31 dhjetor 2025