LAJMË I MIRË| 9-vjeçarja e plagosur në Gjakovë është jashtë rrezikut për jetë

LAJMË I MIRË| 9-vjeçarja e plagosur në Gjakovë është jashtë rrezikut për jetë
👉 Shiko më shumë 👈

Gazeta X raportoi më herët se dy persona në Gjakovë, si shkak i një konflikti, kanë shtënë me armë.

Nga ky incident pësoi një vajzë e mitur, 9-vjeçare, e cila ishte kalimtare e rastit.

Burimet bëjnë me dije se viktima së pari është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës, për t’u transportuar më pas në QKUK.

Aktualisht, e mitura është rrugës për në Qendrën Klinike Universitare, teksa burimet pohojnë se e njëjta është jashtë rrezikut për jetë.

Rasti është konfirmuar edhe nga drejtori rajonal i policisë së Gjakovës, Lumni Graishta.

Ai ka bërë të ditur se deri më tani nuk ka persona të arrestuar, megjithëse të dyshuarit janë të njohur për policinë.

Sipas Graishtës, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈