KQZ: Shtohet numri i tavolinave në QNR, vazhdon numërimi

KQZ: Shtohet numri i tavolinave në QNR, vazhdon numërimi
👉 Shiko më shumë 👈

Qendra e Numërimit dhe Rezultateve është duke vazhduar numërimi i fletëvotimeve, këtë e bëri të ditur për Gazetën Sinjali zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, i cili tha njoftoi se nga fillimi i këtij procesi më 13 janar dhe deri më sot janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime.

Po ashtu, Elezi shtoi se në QNR janë shtuar numri i tavolinave për rinumërim, nga 20 në 26 sosh.

“Nga fillimi i këtij procesi (e martë, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri më tani (e shtunë, 17 janar 2026, ora 10:00) janë rinumëruar 316 nga 914 vendvotime, të cilat u takojnë komunave: Deçan (5/5), Gjakovë (15/15), Gllogoc (7/7), Gjilan (13/13), Dragash (57/57), Istog (6/6), Kaçanik (45/45), Klinë (6/6), Fushë Kosovë (6/6), Kamenicë (5/5), Mitrovicë e Jugut (10/10), Leposaviq (25/25), Lipjan (9/9), Novobërdë (2/2), Obiliq (3/3), Rahovec (8/8), Pejë (14/14), Podujevë (11), Prishtinë (26/26) dhe Prizren (43/235). Sipas të dhënave, deri më tani procesi i rinumërimit është përmbyllur në 19 komuna, ndërkohë gjatë pjesës tjetër të ditës, të tjera komuna, sipas radhës, do të përfshihen në këtë process”, tha ai.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈