Hykmete Bajrami del me reagim pas dorëheqjes: LDK-ja ka nevojë për zgjedhje të reja

Hykmete Bajrami del me reagim pas dorëheqjes: LDK-ja ka nevojë për zgjedhje të reja
👉 Shiko më shumë 👈

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, duke u thirrur në standardet politike që, sipas saj, kjo parti i ka ndërtuar dhe zbatuar ndër vite, si në fitore ashtu edhe në humbje.

Dje në mbledhjen e LDK-së kam kërkuar dorëheqjen e parevokushme të z. Abdixhiku nga pozita e kryetarit të LDK-së, si standard i vendosur nga vetë LDK-ja. Duke respektuar të njëjtin standard, kam ofruar dorëheqjen time të parevokueshme nga pozita e Nënkryetares së LDK-së, mbi parimin se kush merr rezultate të rënda zgjedhore për LDK-në duhet marrë përgjegjësi dhe t’i hapë rrugë zgjedhjeve të brendshme.

Ky veprim nuk është personal dhe as emocional, por respektim i standardit politik që LDK-ja vetë e ka ndërtuar ndër vite”, ka shkruar ajo.

Bajrami ka falënderuar mbi 126 mijë qytetarë që kanë votuar për LDK-në, si dhe mbi 57 mijë votues që i kanë besuar asaj personalisht, duke bërë të ditur se do të vazhdojë angazhimin politik si deputete në mandatin e saj të shtatë, brenda Grupit Parlamentar të LDK-së.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈