Haziri: LDK ka nevojë për reflektim të thellë, pragmatizmi ka humbur

Haziri: LDK ka nevojë për reflektim të thellë, pragmatizmi ka humbur
👉 Shiko më shumë 👈

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka reaguar pas rezultateve zgjedhore të vitit 2025, duke e cilësuar këtë vit si “vit të zgjedhjeve”, meqë qytetarët votuan katër herë në tri procese zgjedhore.

Përmes një postimi publik, Haziri pranoi se LDK nuk arriti t’i kapitalizojë zgjedhjet e 28 dhjetorit, duke e atribuar këtë rezultat, ndër të tjera, “popullizmit të paparë, presionit dhe frikës së mbjellur”, shkruan Insajderi.

“Është koha e fundit për reflektim të thellë”, shkroi Haziri ndër të tjera.

Sot është koha e fundit për reflektim të thellë. Pragmatizmi, që ishte sinonim i LDK-së, humbi. Ky ishte edhe shqetësimi im, të cilin e kam shpërfaqur publikisht disa herë. Mos kërko vullnet të mirë aty ku nuk ka e nuk gjen”, vijon postimi i tij.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈