Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë -Ferizaj

Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë -Ferizaj
👉 Shiko më shumë 👈

Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë - Ferizaj
Kështu ka njoftuar Policia e Kosovës përmes një postimi në Facebook :

Njoftojmë qytetarët dhe të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion se rruga nacionale Prishtinë–Ferizaj dhe anasjelltas, përfshirë aksin rrugor në afërsi të Prishtina Mall, është hapur për qarkullim normal të komunikacionit rrugor.

Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku. Institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit.

Ftojmë të gjithë vozitësit që të respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut, si dhe të tregojnë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈