Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina ka vendosur të largohet nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova për shkak të një gjendjeje jo të mirë emocionale. Ajo ka bërë gati gjësendet e saj dhe produksioni ka konfirmuar largimin e saj përmes një njoftimi në rrjetet sociale. Ditët e fundit, Fjolla ka pasur përplasje të shumta me banoren Alba Pollozhanin, nga e cila është akuzuar rëndë, gjë që ka ndikuar në pakënaqësinë e saj ndaj lojës së disa banorëve. Vendimi i saj për të lënë shtëpinë erdhi pasi nuk ndihej mirë dhe kishte kërkuar prej disa ditësh largimin nga programi.
Fjolla Morina largohet nga Big Brother VIP Kosova për shkak të gjendjes emocionale