Ekskluzive | Vetëplagosje me armë zjarri në Carrabreg të Ulët, Policia sekuestron revole pa leje

Ekskluzive | Vetëplagosje me armë zjarri në Carrabreg të Ulët, Policia sekuestron revole pa leje
👉 Shiko më shumë 👈

Një incident i dyshimtë me armë zjarri është raportuar gjatë orëve të para të mëngjesit në Carrabreg të Ulët të Deçanit, ku një person ka përfunduar i lënduar dhe rasti po trajtohet nga Policia.

Burime të sigurta bëjnë të ditur se më 17.01.2026, rreth orës 02:50, Policia është njoftuar nga QKMF-ja, pasi në këtë qendër është paraqitur i lënduar A. Q, rreth 25 vjeçar.

Sipas informatave fillestare, i njëjti kishte lëndim në gishtin tregues të dorës së djathtë, për të cilin dyshohet se është shkaktuar nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë patrullat policore së bashku me njësinë e hetimeve dhe forenzikën, ku pas këqyrjes janë sekuestruar prova materiale, përfshirë:

një armë (revole) pa leje

një gëzhojë e së njëjtës armë

Burimet bëjnë të ditur se i lënduari dyshohet se është vetëplagosur, ndërsa pas trajtimit fillestar është dërguar për trajtim të mëtejmë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku është vendosur të hospitalizohet.

Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të iniciohet rasti për “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës së zjarrit”.

Rasti është duke u trajtuar nga Sektori i Hetimeve i SP-Deçan dhe mbetet nën hetime.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈