Ekskluzive | Ky është i dënuari për vrasje në tentativë që tentoi t’i ikë Policisë në Ferizaj, i gjenden thikë e shufër metalike – përfundon në Dubravë

Ekskluzive | Ky është i dënuari për vrasje në tentativë që tentoi t’i ikë Policisë në Ferizaj, i gjenden thikë e shufër metalike – përfundon në Dubravë
👉 Shiko më shumë 👈

GazetaX mëson ekskluzivisht se personi i arrestuar gjatë orëve të para të mëngjesit në fshatin Prelez i Jerlive në Ferizaj është Ahmet Isufi.

Sipas burimeve të sigurta, rreth orës 01:50, njësia reaguese ishte duke u përgjigjur në një informatë për një mosmarrëveshje, kur ka vërejtur një person të dyshuar që ka tentuar të largohet nga vendi i ngjarjes.

Policia i ka dhënë urdhra verbal për t’u ndalur, por i dyshuari ka nisur të ikë në këmbë në drejtim të fushave, duke detyruar zyrtarët policor ta ndjekin.

Ndjekja ka zgjatur rreth dy (2) kilometra, derisa ai është ndalur dhe arrestuar.

Çka iu gjet gjatë kontrollit?

Burimet bëjnë të ditur se gjatë bastisjes trupore, tek Ahmet Isufi janë gjetur dhe sekuestruar:

Një thikë

Këllëf i thikës

Një shufër metalike

Rasti fillimisht është iniciuar për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, ndërsa i dyshuari është intervistuar me autorizim të prokurorit kujdestar.

Doli se kishte urdhëresë aktive dhe dënim për “Vrasje në tentativë”

Gjatë verifikimit në sistem, Sinjali mëson se Isufi ka rezultuar me urdhëresë aktive të Gjykatës Themelore në Ferizaj, e konfirmuar me vendim të Apelit.

Sipas të njëjtave burime, ai është i dënuar për veprën penale “Vrasje në tentativë”, me dënim 3 vjet e 6 muaj burgim.

Në koordinim me institucionet përkatëse, Ahmet Isufi është dërguar në Qendrën Korrektuese në Dubravë, për vuajtjen e dënimit.

Hetimet për rastin vazhdojnë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈