Personi i arrestuar mbrëmjen e së premtes në Prizren, i cili u kap me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë, është Leotrim Kelmendi.
Burimet bëjnë të ditur se rreth orës 21:30, në rrugën “Zanat”, njësia e DHTN-së e ka ndaluar për kontroll të dyshuarin, ku gjatë kontrollimit i janë gjetur gjashtë qese plastike me marihuanë, me peshë totale 4.96 gram.
I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në zyrat e DHTN-së në Prizren për procedurat e mëtutjeshme, ndërsa me vendim të Prokurorit të Shtetit ndaj tij është caktuar ndalim policor deri në 48 orë.
Rasti po trajtohet për blerje, posedim, shpërndarje dhe shitje të paautorizuar të narkotikëve, ndërsa hetimet janë në vazhdim.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.