Ekskluzive | Detaje të rënda nga tentim-vrasja e Jeton Buqukut në Pejë – tre persona të armatosur hynë pas tij në lokal

Ekskluzive | Detaje të rënda nga tentim-vrasja e Jeton Buqukut në Pejë – tre persona të armatosur hynë pas tij në lokal
👉 Shiko më shumë 👈

Detaje shqetësuese janë zbardhur lidhur me tentim-vrasjen e Jeton Buqukut, i cili u plagos me armë zjarri paraditen e sotme në Pejë, në një ngjarje që ka tronditur qytetin.

Sipas informatave ekskluzive , incidenti ka ndodhur më 11 janar 2026, rreth orës 09:15, në rrugën “Adem Jashari” në Pejë.

Policia është njoftuar se një person ishte plagosur me armë zjarri, ndërsa patrullat kanë reaguar menjëherë duke siguruar vendin e ngjarjes dhe duke organizuar përcjelljen e viktimës drejt Emergjencës së Spitalit Rajonal të Pejës, fillimisht me automjet privat.

Burimet bëjnë të ditur se, sipas deklaratave të dëshmitarëve okularë, viktima ishte futur i plagosur brenda lokalit “Buquku”, menjëherë pasi ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri. Pas tij, në lokal kanë hyrë tre persona: njëri prej tyre me revole në dorë, i dyti me një mjet të fortë, me të cilin e ka goditur viktimën, ndërsa i treti, sipas dëshmitarëve, ka qëndruar pranë dhe ka vëzhguar ngjarjen.

Pas sulmit, të tre personat janë larguar në këmbë nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht ndodhen në arrati.
Në vendngjarje kanë dalë menjëherë hetuesit dhe krim-teknika e Stacionit Policor të Pejës, udhëheqësi i ndërrimit, komandanti i stacionit, udhëheqësi i hetimeve, si dhe njësitet rajonale të Hetimeve dhe Krim-teknikës. Zona është siguruar dhe janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore përfshirë grumbullimin e provave dhe deklaratave.

Pas trajtimit fillestar në Spitalin Rajonal të Pejës, Jeton Buçuku është transferuar në QKUK në Prishtinë për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor. Sipas mjekëve, gjendja e tij është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Hetimet janë në zhvillim intensiv për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈