Aktakuzë për korrupsion ndaj 12 zyrtarëve, disa prej tyre të MASHT’it- i shkaktuan dëm buxhetit 3,6 milionë euro

Aktakuzë për korrupsion ndaj 12 zyrtarëve, disa prej tyre të MASHT’it- i shkaktuan dëm buxhetit 3,6 milionë euro
👉 Shiko më shumë 👈

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 12 personave fizikë dhe tre personave juridikë, nën dyshimet për keqpërdorim të pozitës zyrtare, mashtrim në prokurim publik dhe falsifikim dokumentesh, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej mbi 7.6 milionë eurosh.

Sipas aktakuzës, të pandehurit fizikë: N.D., A.M., A.B., Xh.B., M.Z., F.D., F.Z., A.Sh., M.L., D.L., A.B. dhe I.E., si dhe personat juridikë “A&F P. Sh.p.k”, “S. Sh.p.k” dhe “Sh.G Sh.p.k”, dyshohet se kanë keqpërdorur detyrën zyrtare, kanë falsifikuar dokumente dhe kanë mashtruar në procedurat e prokurimit publik me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror.

Prokuroria Speciale njofton se të pandehurit A.M. dhe N.D., në periudhën nga 2 prilli 2019 deri më 11 mars 2021, në cilësinë e personave zyrtarë në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHT), kanë hartuar kritere përzgjedhëse në procedurat e tenderimit për “Blerjen e pakove të pajisjeve të nevojshme për fusha lëndore dhe mirëmbajtje”, të cilat favorizonin operatorin fitues dhe përjashtonin në mënyrë të padrejtë operatorë të tjerë ekonomikë. Si pasojë, buxheti i shtetit është dëmtuar në vlerë prej 1,824,970 euro

Në një rast tjetër, të pandehurit A.B., Xh.B., M.Z., N.D. dhe A.M., gjatë periudhës nga 26 tetori 2020 deri më 27 nëntor 2023, po ashtu në cilësinë e personave zyrtarë në MASHT, kanë kontraktuar produkte në kundërshtim me Ligjin për Prokurimin Publik, me çmime deri në 1900 për qind më të larta se ato të tregut, duke i shkaktuar buxhetit të shtetit dëm prej 2,148,282.35 euro.

Prokuroria Speciale ka bërë të ditur se do të vazhdojë ndjekjen penale ndaj të pandehurve, ndërsa pritet që Gjykata kompetente të caktojë seancat gjyqësore për këtë rast.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈