Tragjedi në Alpet italiane: Dy persona humbin jetën nga ortekët, lëndohen disa të tjerë

Tragjedi në Alpet italiane: Dy persona humbin jetën nga ortekët, lëndohen disa të tjerë
👉 Shiko më shumë 👈

Një seri ortekësh në Alpet italiane kanë shkaktuar dy viktima dhe disa të plagosur këtë të premte, ndërsa erërat e forta kanë penguar operacionet e shpëtimit, njoftuan autoritetet.

Reuters shkruan se orteku i parë goditi Luginën Maira në jugperëndim të Alpeve, pranë kufirit me Francën, në rajonin e Piemonte-s.

Evropë

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë u plagosën, ndërsa njëri prej tyre ndodhet në gjendje kritike, sipas Shërbimit të Shpëtimit Alpin (Soccorso Alpino). Për shkak të motit të keq, ekipet e shpëtimit u detyruan të niseshin në këmbë nga lartësitë më të ulëta, pasi helikopterët nuk mund të arrinin në vendngjarje.

Një ortek i dytë ndodhi pranë Pragelato-s, një destinacion i njohur për ski rreth 60 km në perëndim të Torinos. Një grua e kapur nga orteku arriti të lirohej vetë, por nuk mundte dot të lëvizte për shkak të plagëve. Ekipet e shpëtimit po punonin për ta evakuuar, ndërsa helikopterët sërish ishin të kufizuar nga kushtet atmosferike.
Autoritetet thanë se po monitoronin raportet për një ortek të tretë në Piemonte, por detajet ende nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë, në rajonin verilindor të Veneto-s, një ortek në shpatin Vajo Gabene në Dolomitet e Vogla vrau një alpinist 50-vjeçar. Ekipet e shpëtimit arritën tek ai me helikopter, por nuk mundën ta shpëtonin, raportoi agjencia italiane e lajmeve ANSA.

Reshjet e dendura të borës të kombinuara me erërat e forta kanë rritur ndjeshëm rrezikun e ortekëve në Alpe gjatë ditëve të fundit, duke sjellë paralajmërime për skiatorët dhe alpinistët. Zyrtarët lokalë u bënë thirrje qytetarëve për kujdes dhe i këshilluan të shmangin lëvizjet jashtë pistave të skive, pasi kushtet mbeten të paqëndrueshme.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈