Pjesëtarët e KFOR-it nderohen me medaljen e NATO-s për shërbim ndaj paqes në Kosovë

Pjesëtarët e KFOR-it nderohen me medaljen e NATO-s për shërbim ndaj paqes në Kosovë
👉 Shiko më shumë 👈

Komandanti i Komandës Rajonale–Perëndim të misionit të udhëhequr nga NATO-ja në Kosovë, KFOR, kolonel Lorenzo Mangia, ka kryesuar paradën e medaljeve për kontingjentin shumëkombësh, e cila është mbajtur në Pejë.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë ceremonisë pjesëtarët e kontingjentit shumëkombësh janë nderuar me Medaljen e NATO-s për operacionet jashtë Nenit 5, në shenjë vlerësimi për profesionalizmin e lartë, përkushtimin dhe shërbimin e tyre në funksion të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.

Gjatë ceremonisë, pjesëtarët e kontingjentit shumëkombësh u nderuan me Medaljen e NATO-s për operacionet jashtë Nenit 5, në shenjë vlerësimi për profesionalizmin e tyre të lartë, përkushtimin dhe shërbimin ndaj paqes dhe stabilitetit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Po ashtu, kolonel Mangia ka shprehur mirënjohjen e tij për personelin e dekoruar, duke vlerësuar kontributin e tyre të rëndësishëm në përpjekjet e vazhdueshme të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈