Me këtë forcë të numrave, Kryeministri Albin Kurti pritet të formojë qeverinë i vetëm, ndërsa një nga emrat më të lakuar për dikasterin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mbetet ai i aktorit dhe producentit, Fatmir Spahiu.
Ky i fundit ishte pjesë e planeve të Kurtit edhe në tentativat e kaluara për formimin e qeverisë.
Më 26 tetor të vitit 2025, përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu kishte konfirmuar publikisht se kishte pranuar ftesën e Albin Kurtit për t’u bërë pjesë e ekzekutivit.
Megjithatë, pasi ajo përbërje qeveritare nuk u votua, pyetja që shtrohet tani është: A mbetet Spahiu zgjedhja e parë e Kurtit edhe pas triumfit të 28 dhjetorit?
I kontaktuar për të mësuar nëse ka marrë një ftesë të re pas certifikimit të rezultateve, Spahiu u tregua i rezervuar:
“S’kam asgjë me thënë diçka konkrete për momentin”, deklaroi shkurtimisht ai.
Mbetet të shihet nëse në seancën e ardhshme të Kuvendit, kur pritet të votohet ekzekutivi i ri, Fatmir Spahiu do të ulet në karrigen e ministrit për të udhëhequr një nga dikasteret më me peshë për rininë kosovare.
GAZETA X - INFORMOHU I PARI