Mërgimtarët shpëtojnë nga zjarri në Kroaci, autobusi merr flakë ndërsa udhëtonte për në Zvicër

Mërgimtarët shpëtojnë nga zjarri në Kroaci, autobusi merr flakë ndërsa udhëtonte për në Zvicër
👉 Shiko më shumë 👈

Një autobus që po udhëtonte nga Kosova drejt Zvicrës është përfshirë nga flakët rreth orës 20:00 të mbrëmjes në territorin e Kroacisë. Sipas raportimeve, incidenti ka ndodhur ndërsa autobusi ishte duke udhëtuar në një nga rrugët e këtij shteti.

Pavarësisht se flakët përfshinë mjetin, fatmirësisht nuk ka pasur viktima apo të lënduar. Një familjar i njërit prej pasagjerëve ka konfirmuar se të gjithë ata që ishin në autobusin e përfshirë në flakë janë larguar në kohë nga mjeti.

“Lëndime nuk ka. Askush nuk është lënduar, kaq dimë,” tha ai, duke shtuar se autobusi ishte mbuluar nga tymi pas evakuimit të pasagjerëve. Incidenti i tmerrshëm ka shqetësuar udhëtarët, por gjithsesi situata është menaxhuar në kohë, duke shmangur çdo rrezik për jetën e pasagjerëve.
Për momentin, autoritetet kroate po merren me hetimet për shkaqet e këtij incidenti.

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈