Një incident me armë zjarri ka ndodhur pak më parë në qytetin e Prizrenit, ku janë shkrepur plumba në drejtim të dy personave.
Ende nuk dihen motivet e incidentit, ndërsa nuk ka informacione zyrtare për persona të lënduar.
Rasti tashmë është duke u trajtuar nga organet e hetuesisë.