Ndonëse s’e ka larguar pjesën ku paraqiten të afërt Besnik Bislimi dhe Marko Gjuriq në drejtim të hotelit, gazeta ka theksuar se të dy nuk u takuan direkt, ani pse ishin pjesëmarrës.
Shkrimi më pas është publikuar nga këshilltari i Besnik Bislimit, Klisman Kadiu.
Pjesa e nënvizuar nga Kadiu është shtuar sot në tekst, meqë dje nuk figuronte. Sidoqoftë, gazeta zvicerane s’ka njoftuar se teksti është edituar.
Kadiu është lëshuar në akuza duke e quajtur “dezinformim të qëllimshëm” përkthimin në saktësi të këtij artikulli të mediumit zviceran, derisa ka pritur kërkimfalje për këtë.
“Më e pakta që mund të bëjnë tash këto portale e krejt ato analistë që bënë dje propagandë, është të redaktojnë publikimet e tyre dhe të kërkojnë falje për dezinformimin dhe deformimin e asaj çfarë shkruan gazeta zvicerane NZZ, të cilën shumë saktë ata e portretizuan dje si ndër më seriozet dhe profesionalet në Evropë”, ka thënë ai.