Ngjarja ka ndodhur më 01.01.2026, rreth orës 00:00, ku në pamjet e shpërndara shihet një i mitur duke shtënë me armë zjarri. Pas pranimit të informatës, njësitë e hetimeve kanë identifikuar personat e përfshirë dhe kanë realizuar kontroll në shtëpinë e tyre.
Sipas burimeve të Sinjalit, të dyshuarit janë: Jahë Morina, E.M.
Gjatë kontrollit, të dyshuarit kanë pranuar se kanë shtënë me armë zjarri për festën e Vitit të Ri. Është konfiskuar një pistoletë HS XDM 9 mm, dy karikatorë dhe 36 fishekë, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar gjithsej 41 gëzhoja.
Burimet bëjnë me dije se arma ishte në pronësi të Jahë Morinës, i cili kishte leje valide, por i njëjti ia kishte dhënë armën të miturit për të shtënë, ndërsa kishte shtënë edhe vetë.
Me urdhër të Prokurorit kujdestar: Jahë Morina është ndaluar për 48 orë, ndërsa i mituri është liruar në procedurë të rregullt.
Rasti është iniciuar si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, ndërsa hetimet po vazhdojnë.
GAZETA X