Një rast i rëndë dëmtimi të pasurisë është raportuar mëngjesin e sotëm në fshatin Korroticë e Epërme të Gllogocit, ku persona ende të paidentifikuar kanë hyrë me forcë në një objekt të kompanisë Iber Lepenc dhe kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.
Burimet bëjnë me dije se rreth orës 09:30, ankuesi R. Sh. ka njoftuar Policinë se dera e objektit ishte hapur me forcë, ndërsa ishte dëmtuar rëndë trafoja elektrike që vë në funksion pompat e ujit.
Sipas deklarimit të ankuesit, dëmi i shkaktuar arrin vlerën rreth 15 mijë euro.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë patrulluese, hetimet, forenzika si dhe njësia e hetimeve rajonale, të cilat kanë kryer ekzaminimin e lokacionit dhe kanë nisur veprimet hetimore për identifikimin e personave të dyshuar.
Rasti është cilësuar si “Vjedhje e rëndë”, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje për të dyshuar konkretë.
Sinjali do t’ju mbajë të informuar për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.