Një dëm i konsiderueshëm financiar është shkaktuar në repartin e oftalmologjisë në Gjilan, ku 185 doza të barnës Avastin kanë rezultuar të papërdorshme për shkak të mosrespektimit të kushteve të ruajtjes.
Ekskluzive
Ekskluzive | Dëm mbi 20 mijë euro në Spitalin e Gjilanit – dështim në ruajtjen e ampulave Avastin, nis hetimi për keqpërdorim detyre
news image
sinjali
Sinjali.com
31 Dhjetor 2025 23:33
Një dëm i konsiderueshëm financiar është shkaktuar në repartin e oftalmologjisë në Gjilan, ku 185 doza të barnës Avastin kanë rezultuar të papërdorshme për shkak të mosrespektimit të kushteve të ruajtjes.
Ngjarja është raportuar më 31 dhjetor 2025, rreth orës 09:00, kur është konstatuar se ampulat, të ruajtura në një frigorifer të repartit, janë ekspozuar në temperaturë rreth 20 gradë Celsius, shumë mbi normën e lejuar prej 2 deri në 8 gradë. Si pasojë, e gjithë sasia është dëmtuar, duke shkaktuar një humbje që llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro.
Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e forenzikës për dokumentimin e provave, ndërsa janë marrë edhe deklarata zyrtare nga drejtoria e spitalit.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurorja kujdestare për krime të rënda, e cila ka kualifikuar veprën si “Keqpërdorim i detyrës zyrtare”. Me urdhër të saj, rasti është referuar për hetim të mëtejmë tek njësiti për hetime ekonomike, ku pritet të sqarohet përgjegjësia individuale dhe institucionale për këtë dështim.