Dhunë në familje në Leposaviq: Burri rrah bashkëshorten në orët e para të Vitit të Ri, përfundon në ndalim

Dhunë në familje në Leposaviq: Burri rrah bashkëshorten në orët e para të Vitit të Ri, përfundon në ndalim
👉 Shiko më shumë 👈

Ngjarja ka ndodhur më 01.01.2026 rreth orës 00:00, kur viktima S.S. ka kërkuar ndihmë në Stacionin Policor të Leposaviqit, duke deklaruar se burri i saj B.S. e kishte goditur me grushta dhe shqelma në pjesën e barkut.

Njësia patrulluese ka reaguar menjëherë, duke shkuar në shtëpinë e familjes. Aty është takuar djali i çiftit, i cili ka informuar policinë se i dyshuari ndodhej në shtëpinë e gjyshes. Pas lokalizimit në adresën e dytë, policia ka shoqëruar të dyshuarin në stacion.

Gjatë procedurave policore, i dyshuari i është nënshtruar testit të alkoolit, ku ka rezultuar me 0.97 promilë alkool në gjak.
Pas intervistimit dhe konsultimit me Prokurorin kujdestar, rasti është iniciuar si “Dhunë në familje”, ndërsa i dyshuari është ndaluar për 48 orë.

Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar.

GAZETA X

Shperndaje:
👉 Shiko më shumë 👈