Ambasadorët e Bashkimit Europian arritën të dielën një marrëveshje për të rritur përpjekjet për të bindur presidentin ameirkan Donald Trump që të mos vendosë tarifa, ndërsa përgatiten gjithahstu masa hakmarrëse nëse ai nuk heq dorë nga goditja ekonomike.
Ushëheqësit e unionit do të diskutojnë opsionet në një samit që mbahet të enjten. Një ngë kundërmasat që konsiderohet është një paketë tarifash mbi 93 miliardë euro të importeve amerikane që mund të hyjnë automatikisht në fuqi më 6 shkurt pas një pezullimi gjashtëmujor.
Masa tjetër është edhe më ekstreme, deri tani e papërdorur ndonjëherë. “Instrumenti Anti-Detyrim”, i cili mund të kufizojë aksesin në tenderët publikë, investimet ose aktivitetin bankar ose të kufizojë tregtinë e shërbimeve, në të cilat SHBA kanë një suficit me bllokun, duke përfshirë shërbimet dixhitale.
Një burim pranë Presidentit francez Emmanuel Macron tha se ai po nxit aktivizimin e këtij mekanizmi. Megjithatë paketa e tarifave duket se ka marrë mbështetje më të gjerë si një përgjigje e parë sesa masat anti-detyrim.
Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, i cili kryeson samitet e bllokut, tha në një postim në rrjetet sociale se konsultimet e tij me anëtarët e unionit kishin treguar angazhimin e tyre të fortë për të mbështetur Danimarkën dhe Groenlandën dhe gatishmërinë për t’u mbrojtur kundër çdo forme ndëshkimi.
Donald Trump u zotua të zbatojë tarifa prej 10%, të cilat më vonë mund të rriten në 25%, ndaj Danimarkës, Suedisë, Francës, Gjermanisë, Holandës dhe Finlandës, së bashku me Britaninë dhe Norvegjinë, derisa SHBA t’u lejohet të blejnë Groenlandën./abcnews.al