Është ndarë nga jeta ish të burgosurit politik, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Esat Kurtaliqi.
Lajmin për vdekjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Ferizajt, Agim Aliu, i cili nëpërmjet një telegrami i shprehu ngushëllime të sinqerta familjes Kurtaliqi, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve si dhe të gjithë të njohurve të të ndjerit.
“Me dhembje e pikëllim mora lajmin për ndarjen nga jeta të të ish të burgosurit politik, veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, punonjësit shumëvjeçar në Fabrikën e Tubave në Ferizaj, baba i 4 bijve të tij veteranë të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, bashkëqytetarit tonë, Esat Kurtaliqi. Vepra, kontributi e sakrifica i tij për lirinë, shtetin e shoqërinë do të mbeten të pashlyeshme ndër breza si shembull i atdhetarisë, përkushtimit njerëzor e profesional. Ngushëllime të sinqerta familjes Kurtaliqi, bashkëveprimtarëve e bashkëluftëtarëve si dhe të gjithë të njohurve të të ndjerit. Shpirti i tij u prehtë në parajsën e paskaj”, thuhet në telegram.