Sekuestrohen dy pistoleta në Mitrovicë gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit, Gazeta X ju sjell emrin e të dyshuarit

Sekuestrohen dy pistoleta në Mitrovicë gjatë bastisjes në shtëpinë e 72-vjeçarit, Gazeta X ju sjell emrin e të dyshuarit
👉 Shiko më shumë 👈

Kështu, një aksion i njësisë rajonale për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Mitrovicë Jug, ka rezultuar me zbulimin dhe sekuestrimin e armëve pa leje në një shtëpi në lagjen Kollonia.

Burime të Gazetës X bëjnë të ditur se më 09 janar 2026, rreth orës 14:50, njësia e DHTN-së ka realizuar një urdhër kontrolli në një shtëpi me objekte përcjellëse, në rrugën “Rifat Dedija”, ku si i dyshuar figuron Ilaz Hyseni, rreth 73-vjeçar.

Gjatë bastisjes, zyrtarët policorë kanë hasur dhe sekuestruar: një revolver Zoraki, prodhim Atak, kalibër 9 mm, një pistoletë e kalibrit 7.65 mm, prodhim belg, një karikator të zbrazët dhe 7 fishekë të kalibrit 7.65 mm.

Pas sekuestrimit të armëve, rasti është proceduar tek Njësia e Hetimeve e Stacionit Policor Mitrovicë Jug, ndërsa është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit.

Me udhëzim të Prokurorit, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është iniciuar për veprën penale “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve”, ndërsa hetimet vazhdojnë.

Gazeta X do të raportojë për çdo zhvillim të ri lidhur me këtë rast.

GAZETA X - INFORMOHU I PARI

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈