Ronaldo thyen rekord të ri, shënon tjetër gol në Arabi (VIDEO)

👉 Shiko më shumë 👈

Cristiano Ronaldo ka shënuar edhe një gol në kampionatin arab.
Sulmuesi portugez shënoi golin e dytë për Al Nassr, në ndeshjen ndaj Damac.

Ky ishte goli i tij i 960 në karrierë, duke u afruar edhe më shumë synimit të tij, për të arritur shifren e 1000 golave.

Por nuk mbaron këtu, Ronaldo me këtë gol ka thyer një rekord të ri, duke u bërë lojtari i huaj me më së shumti gola i Al Nassr, me 116 gola.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈