Princi Harry iu drejtua Gjykatës së Lartë në Londër: Media e ka kthyer jetën e gruas sime në mjerim

Princi Harry iu drejtua Gjykatës së Lartë në Londër: Media e ka kthyer jetën e gruas sime në mjerim
👉 Shiko më shumë 👈

Princi Harry shfaqi emocione gjatë dëshmisë në Gjykatën e Lartë në Londër kundër Daily Mail, duke deklaruar se jeta e gruas së tij është shndërruar në një mjerim.

Ai kaloi rreth dy orë e gjysmë duke iu përgjigjur pyetjeve mbi mbledhjen e paligjshme të informacionit nga mediat.

Padia përfshin edhe personazhe të famshëm të tjerë dhe akuzon Associated Newspapers Ltd për përgjim dhe qasje të paligjshme në informacion privat, akuza të cilat ANL i mohon.

Gjyqi pritet të përfundojë në mars, ndërsa vendimi do të shpallet me shkrim.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈