Për Gazetën X e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, major Luljeta Mehmeti, e cila njoftoi:
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prizren, sot është duke zhvilluar një operacion në rajonin e Prizrenit lidhur me dyshimet për keqpërdorim të votave. Për detajet e këtij operacioni do të njoftoheni pas përfundimit të tij,” njoftoi ajo.