Policia jep detaje për aksionin antidrogë në Suharekë, tregon çfarë u sekuestrua

Policia jep detaje për aksionin antidrogë në Suharekë, tregon çfarë u sekuestrua
👉 Shiko më shumë 👈

Njësia e antidrogës në Prizren, me mbështetje të njësive tjera policore, ka realizuar sot një operacion antidrogë në kuadër të zbatimit të urdhër-kontrollit nga Gjykata Themelore në Prizren. Katër lokacione të ndryshme janë kontrolluar gjatë këtij operacioni, shkruan IndeksOnline.

Rastin për IndeksOnline e ka konifirmuar zëdhënës polici, Daut Hoxha, ku bëri të ditur se gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona dhe një pistoletë.

Hoxha njoftoj se pesë persona janë arrestuar; dy prej tyre janë dërguar në procedurë të rregullt, ndërsa tre të tjerë do të mbahen në paraburgim për 48 orë. Hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë nga Njësia e Antidrogës në Prizren.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈