Një shtetas i Shqipërisë është raportuar i zhdukur në fshatin Jezercë të Ferizajt.
Sipas Policisë së Kosovës, ai është larguar nga kjo zonë më 21 janar dhe që nga ajo kohë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
“Fsh. Jezercë, Ferizaj /21.01.2026-05:00. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë është larguar nga lokacioni i lartcekur dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime”, thuhet në raport./Gazetax.com