Ministri izraelit deklaron se Presidenti sirian mbështet ISIS-in: Lufta me Sirinë është çështje kohe

Ministri izraelit deklaron se Presidenti sirian mbështet ISIS-in: Lufta me Sirinë është çështje kohe
👉 Shiko më shumë 👈

Botë

Ministri izraelit deklaron se Presidenti sirian mbështet ISIS-in: Lufta me Sirinë është çështje kohe
Ministri izraelit i Diasporës, Amichai Chikli, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj udhëheqësve sirianë, duke e përshkruar presidentin e Sirisë, Ahmed al-Sharaa, si anëtar të ISIS-it dhe mbështetës të islamit radikal.

Sipas Chikli-t, politika dhe veprimet e Damaskut përbëjnë një kërcënim serioz për Izraelin dhe stabilitetin e gjithë rajonit.

Ai theksoi se marrëdhëniet mes Sirisë dhe organizatave ekstremiste janë të ngushta dhe paralajmëroi se një konflikt i hapur mes Izraelit dhe Sirisë nuk është më çështje “nëse”, por “kur”, duke krijuar një mundësi reale për përplasje ushtarake në të ardhmen e afërt.

“Ne duhet të jemi të gatshëm për çdo skenar”, tha Chikli, duke shtuar se Izraeli po forcon kapacitetet mbrojtëse për të përballuar kërcënimet e vazhdueshme nga regjimi sirian dhe aleatët e tij ekstremistë.
Deklaratat e tij vijnë në një kohë të tensionuar në Lindjen e Mesme, ndërsa rajoni përballet me rritjen e ndikimit të grupeve radikale dhe destabilizimin e sigurisë pranë kufijve të Izraelit.

Ndryshe, Ahmed al-Sharaa ka marrë udhëheqjen e shtetit sirian pas rrëzimit të regjimit të Bashar al-Assad, i cili u largua nga pushteti muaj më parë duke ikur në Rusi.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈