Mbytet një grua në Tiranë, tentoi të kalonte lumin dhe u mor nga rrjedha

Mbytet një grua në Tiranë, tentoi të kalonte lumin dhe u mor nga rrjedha
👉 Shiko më shumë 👈

Një grua ka humbur jetën në Tiranë pasi është mbytur gjatë tentativës për të kaluar lumin.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur në fshatin Selitë-Mal, Zall Bastar, ku shtetasja B. P., rreth 44 vjeçe, është marrë nga rrjedha e lumit dhe ka humbur jetën.

Trupi i pajetë i gruas është gjetur dhe nxjerrë nga lumi, njofton Euronews.al.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë, është në vendngjarje dhe po kryen veprimet hetimore për të zbardhur plotësisht rrethanat e këtij aksidenti.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈