LAJMI FUNDIT - Mbi 100 persona të shoqëruar në Polici për manipulim me vota në Prizren

LAJMI FUNDIT - Mbi 100 persona të shoqëruar në Polici për manipulim me vota në Prizren
👉 Shiko më shumë 👈

Njëri nga avokatët në rajonin e Prizrenit ka treguar se më shumë se 15 komisionerë e kanë telefonuar për t’i përfaqësuar tashmë në rastin e manipulimit të votave për zgjedhjet e fundit që u mbajtën ato të 28 dhjetorit 2025.

“Komisionerët janë të partive te ndryshme. Pas më shumë se 15 thirrje nga 15 komisionerë te ndryshëm por për shkak të hapësirës nuk kam arritë me i perfaqësu te gjithe. Aktualisht kam 2 që po i përfaqësoj. Të Prizrenit janë”- tha avokati.

Aktualisht sipas tij ata janë të ndaluar për 6 orë, periudhë kjo e cila do të shfrytëzohet nga hetuesit për intervistim e më pas në bazë të dëshmive dhe intervistabe do të vleresohet nëse të njëjtit shkojnë në ndalim për 48 orë.

Më herët GAZETA X raportoi për arrestimin e komisionerit të partisë së udhëhequr nga Emilja Rexhepi, Nova Demokratska Stranka (NDS).

Kështu ka konfirmuar, Blend Gjini, i cili është avokat i të arrestuarit.

“Nuk ka asnjë ndërhyrje, komisioneri i partisë që ne e mbrojmë në këtë rast nuk ka asnjë provë se ai ka manipuluar me vota” – ka thënë Gjini.

Kjo vjen pasi që Prokuroria Themelore në Prizren është duke e zhvilluar një aksion mëngjesin e sotëm me 23.01.2026, në lidhje me manipulimin me vota për zgjedhjet e 28 dhjetorit 2025.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Fitore Mehmeti.“Konfirmoi se aksioni është duke u zhvilluar. Për momentin nuk mund të ndajmë detaje tjera, pasi procedurat janë në vazhdim” – ka thënë shkurtimisht Mehmeti.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈