LAJMI FUNDIT | Konflikti për pronë eskalon në Lipjan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë

LAJMI FUNDIT | Konflikti për pronë eskalon në Lipjan, dy të dyshuar dërgohen në mbajtje për 48 orë
👉 Shiko më shumë 👈

Një kontest pronësor në Lipjan dyshohet se ka eskaluar në dhunë fizike, duke përfunduar me lëndimin e një gruaje dhe arrestimin e dy personave të dyshuar.

Sipas burimeve, rasti ka ndodhur më 20 janar 2026, rreth orës 12:50, në fshatin Vrellë, ku viktima K.K., rreth 58-vjeçare dyshohet se është sulmuar fizikisht dhe është goditur me duar nga dy të dyshuarit A.D., rreth 68-vjeçare dhe D.D., rreth 33-vjeçar.

Si pasojë e sulmit, viktima ka pësuar lëndime trupore dhe posedon raport mjekësor për dëmtimet e marra.

Rasti është trajtuar nga njësitë relevante policore, ndërsa të dyshuarit janë shoqëruar dhe intervistuar.

Në konsultim me Prokurorin e Shtetit, rasti është iniciuar si “Sulm”, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë në Qendrën e Mbajtjes në Lipjan.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈