Jashari pret në takim Bottcher, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë dhe zhvillimin e FSK-së

Jashari pret në takim Bottcher, diskutojnë për situatën aktuale të sigurisë dhe zhvillimin e FSK-së
👉 Shiko më shumë 👈

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Gjermanisë në Kosovë, Christian Böttcher, raporton Gazeta Sinjali.

Në fillim të takimit, Gjeneral Jashari e falënderoi Böttcher për kontributin e Republikës Federale të Gjermanisë në mbështetjen e treguar për Republikën e Kosovës, veçanërisht për ngritjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës që nga krijimi i saj.

Gjatë bisedës u diskutua për zhvillimet aktuale të FSK-së, prioritetet dhe nevojat e saj, si dhe procesin e planifikimit për të ardhmen. Po ashtu, palët trajtuan situatën aktuale të sigurisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit dhe partneritetit për përballimin e sfidave të përbashkëta.

Të dyja palët u pajtuan për rëndësinë e thellimit të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve bilaterale ushtarake ndërmjet Republikës së Gjermanisë dhe Republikës së Kosovës, përkatësisht Forcës së Sigurisë së Kosovës”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈