Humbja nga Bodo/Glimt, futbollistët e Manchester City rimburësojnë tifozët që ishin në stadium

Humbja nga Bodo/Glimt, futbollistët e Manchester City rimburësojnë tifozët që ishin në stadium
👉 Shiko më shumë 👈

Lojtarët e Manchester Cityt kanë marrë një vendim të pazakontë, duke treguar përgjegjësi dhe respekt ndaj tifozëve të tyre besnikë.

Sipas asaj që raporton ”Sky Sports News”, futbollistët e skuadrës angleze kanë vendosur të rimbursojnë tifozët që udhëtuan për të ndjekur ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Bodo/Glimt, e cila përfundoi me humbjen 3-1 të ekipit të Pep Guardiolës.

Skuadra ka vendosur të mbulojë plotësisht koston e biletave të ndeshjes, si një gjest falënderimi për mbështetjen e treguar nga tifozët, pavarësisht rezultatit zhgënjyes në fushë.

Ky veprim është pritur shumë pozitivisht në rrjetet sociale, ku tifozët kanë vlerësuar karakterin dhe profesionalizmin e lojtarëve të Manchester Cityt. Gjestet e tilla forcojnë edhe më shumë lidhjen mes skuadrës dhe tifozëve, veçanërisht në momente të vështira sportive.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈