Ekskluzive | Ky është zyrtari policor të cilit iu dogj vetura në Pejë – dyshohet se s’është hera e parë

Ekskluzive | Ky është zyrtari policor të cilit iu dogj vetura në Pejë – dyshohet se s’është hera e parë
👉 Shiko më shumë 👈

Sipas burimeve të besueshme të Gazeta C nga strukturat e afërta me hetimin, bëhet fjalë për zyrtarin policor Endrit Hajdari, ndërsa rasti po trajtohet si incident i dyshimtë dhe me rrethana ende të paqarta.

Burimet theksojnë se ekziston dyshimi që kjo nuk është hera e parë që vetura e tij digjet, çka e bën ngjarjen edhe më serioze dhe me fokus të shtuar nga organet e rendit.

Po ashtu, Gazeta X mëson se menjëherë pas incidentit janë arrestuar disa persona që kanë kaluar në atë zonë, të cilët dyshohet se mund të kenë lidhje me rastin, pasi sipas informacioneve fillestare duart e tyre kundërmonin benzine.

Hetimet janë duke vazhduar, ndërsa priten detaje të reja nga Policia dhe Prokuroria lidhur me shkakun e zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈