Sipas burimeve të besueshme, Nazifi fillimisht refuzoi t’u bindet urdhrave policorë, duke përdorur fjalë fyese dhe kanosëse, ndërsa më pas u vërsul fizikisht ndaj zyrtarëve policorë, gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.
Si pasojë e incidentit, tre zyrtarë policorë kanë pësuar lëndime, ndërsa policia u detyrua të përdorë sprej OC për ta vënë situatën nën kontroll. Pas arrestimit, i dyshuari ka vazhduar me sjellje agresive.
Me urdhër të Prokurorit Kujdestar, rasti është iniciuar si “Sulm ndaj personit zyrtar”, ndërsa i dyshuari është dërguar në ndalim 48-orësh.
Hetimet janë në vazhdim.
Gazeta X do të raportojë me detaje të reja nga rasti.