Ekskluzive | Ky është 26-vjeçari që vdiq në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë, urdhërohet autopsia

Ekskluzive | Ky është 26-vjeçari që vdiq në QKUK, u dërgua në gjendje të rëndë, urdhërohet autopsia
👉 Shiko më shumë 👈

Një rast i rëndë është raportuar në orët e para të mëngjesit në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës në Prishtinë, ku ka ndërruar jetë një i ri nga fshati Plemetin i Obiliqit, mëson Gazeta Sinjali.

Burime të besueshme bëjnë me dije se viktima është Fadil Berisha, 26-vjeçar, i cili ishte dërguar për trajtim mjekësor në Klinikën Emergjente të QKUK-së, në gjendje të rënduar shëndetësore

Sipas informacioneve fillestare, më 20.01.2026, rreth orës 01:30, Policia është njoftuar nga QKUK se personi kishte ndërruar jetë gjatë trajtimit.

Njësitë policore relevante kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe kanë kontaktuar me mjekun kujdestar, i cili ka deklaruar se viktima kishte ardhur në gjendje të rëndë, por nuk ka arritur t’u mbijetojë komplikimeve.

Lidhur me rastin është kyçur hetuesi kujdestar, i cili në konsultim me Prokurorin e Krimeve të Rënda ka inicuar rastin “Hetim mbi vdekjen”.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit janë duke vazhduar.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈