Burime të besueshme të Gazeta X nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur se kjo dyshohet të jetë hera e dytë që zyrtarit policor i digjet vetura, çka e bën rastin edhe më të ndjeshëm dhe me interes të veçantë për organet e rendit.
Sipas të njëjtave burime, menjëherë pas raportimit dhe daljes së njësive policore në vendngjarje, janë arrestuar disa persona që po kalonin në afërsi të lokacionit, të cilët janë ndalur për verifikim dhe intervistim.
Arsyetimi i dyshimit ndaj tyre lidhet me faktin se, sipas informacioneve fillestare, duart e tyre kundërmonin benzine, duke ngritur dyshime se mund të kenë lidhje me zjarrvënien.