Dhunë në familje në Ranillugu, djali sulmon prindërit, përfundon në ndalim 48-orësh

Dhunë në familje në Ranillugu, djali sulmon prindërit, përfundon në ndalim 48-orësh
👉 Shiko më shumë 👈

Një rast i rëndë i dhunës në familje është raportuar pas mesnatës në komunën e Ranillugu, ku një person dyshohet se ka sulmuar fizikisht prindërit e tij, duke u shkaktuar lëndime trupore.

Burimet bëjnë me dije se rasti ka ndodhur më 19.01.2026, rreth orës 23:30, në fshatin Gllogovc-Ranilug, ndërsa Policia ka marrë informatën më 20.01.2026, rreth orës 00:30.

Sipas informacioneve, patrulla policore gjatë patrullimit ka pranuar informatën nga ankuesi V. J rreth 64 vjeç, i cili ka deklaruar se ishte sulmuar fizikisht nga djali i tij S. J rreth 38 vjeç.

Ankuesi ka deklaruar se i dyshuari fillimisht e kishte sulmuar nënën e tij, V. J rreth 61 vjeç, duke i shkaktuar lëndime në kokë, e më pas ka sulmuar edhe babain e tij, duke i shkaktuar disa gërvishtje në fytyrë.

Pas ndërhyrjes së Policisë, prindërit dhe i dyshuari kanë kërkuar ndihmë mjekësore dhe me autoambulancë janë dërguar në Emergjencën e Gjilanit.

Pasi kanë marrë trajtimin e parë mjekësor dhe janë intervistuar nga autoritetet, viktimat janë liruar për në shtëpi, ndërsa i dyshuari, me vendim të Prokurorit të Shtetit, është dërguar në ndalim policor për 48 orë.

Rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈