Centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë humbi të gjithë energjinë nga burimet e jashtme pas sulmeve ruse

Centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë humbi të gjithë energjinë nga burimet e jashtme pas sulmeve ruse
👉 Shiko më shumë 👈

Centrali bërthamor i Çernobilit në Ukrainë, vendi i katastrofës më të rëndë bërthamore civile në botë, humbi të gjithë energjinë elektrike nga burimet e jashtme pas aktiviteteve të gjera ushtarake të martën në mëngjes, njoftoi Agjencia Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (IAEA) në një postim në platformën X.

Sipas IAEA-s, disa nënstacione elektrike ukrainase, jetike për sigurinë bërthamore, janë prekur nga aktivitetet ushtarake, ndërsa linjat e energjisë drejt disa centraleve të tjera bërthamore janë gjithashtu të dëmtuara, raporton Reuters.

dërkohë, Rusia ka ndërmarrë një sulm të kombinuar me dronë dhe raketa ndaj Ukrainës herët të martën, duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ngrohje për mijëra ndërtesa banimi në Kiev, në mes të temperaturave të ulëta, kanë bërë të ditur zyrtarët ukrainas.

Shpërndaje:
👉 Shiko më shumë 👈