Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas zbulimeve të mospërputhjeve të mëdha gjatë rinumërimit të pjesshëm të votave, duke theksuar se kjo situatë është tepër shqetësuese.
Në një deklaratë publike, Hamza ka vlerësuar se rinumërimi i plotë i votave në të gjithë Kosovën është i domosdoshëm dhe i drejtë, duke kërkuar veprim të menjëhershëm nga institucionet përgjegjëse.
Ai ka theksuar se institucionet kanë obligim kushtetues për të mbrojtur integritetin e procesit zgjedhor, ndërsa çdo vonese apo hezitim përbën një cenim të drejtpërdrejtë të besimit qytetar.
Hamza nënvizon se zbatimi i këtyre veprimeve është jetik për të garantuar transparencën dhe legjitimitetin e zgjedhjeve.